Një ngjarje e rëndë ka ndodhur muajin e kaluar por që është raportuar vetëm ditët e fundit nga mediat britanike.

Një shqiptar 29-vjeçar baba i tre fëmijëve ka humbur jetën si pasojë e goditjes me pistoletë elektrike nga një polic në Braintree, Essex të Anglisë.
29-vjeçari i quajtur Sali Byberi menaxhonte një lavazh dhe dyshohet se sulmoi një oficer policie.

Ky i fundit e qëlloi disa herë me pistoletë elektrike ku si pasojë Sali Byberi humbi jetën.