Shpërthen bombola e gazit në Maliq, pësojnë djegie trupore tre persona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.12.2022, 17:29

Një një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në Maliq, në fshatin Vashtëmi, rreth orës 16:15.

Bëhet me dije se janë plagpsur kryefamiljari R. K., 59 vjeç, djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre A. M., 40 vjeç.

Të tre ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, teksa nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës.

Njoftimi:

Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit