Lista Serbe: Do merrni përgjigjen e serbëve nëse tentoni t’i hiqni barrikadat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.12.2022, 17:18

Lista Serbe ka reaguar pasi Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, publikoi fotografi nga pika kufitare në Bërnjak bashkë me policët e Kosovës, nga ku tha se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me ndërkombëtarët janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

“Institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat në veri”

Sipas Listës Serbe, ky është një provokim i radhës i kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij.

Ata kanë kërcënuar se institucionet në Kosovë do të marrin “përgjigjen e popullit serb” nëse tentojnë të hiqen barrikadat.jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht

“Sveçla e di shumë mirë se nuk është i mirëpritur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe nuk ka çfarë të kërkojë në rajonet tona”.

“Ne theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës se ai është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heq barrikadat me dhunë janë në favor të rëndimit të mëtejshëm të situatës. Duam të theksojmë përsëri se ne jemi të përkushtuar për paqen dhe do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe popullin tonë nga sulmet e Prishtinës, por nëse njësitë e Kurtit përpiqen të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, ata do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thuhet në njoftimin e Listës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit