Fëmija 1-vjeçar infektohet me SIDA(HIV) në QSUT, prindërit: Na u shkatërrua jeta

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.12.2022, 14:26

Ishte 27 nëntor 2021, kur jeta e një familje të sapokrijuar do të shkatërrohej. Dy prindërit, do të mësonin se fëmija i tyre 1 vjeç ishte infektuar me HIV. Dyshimet e tyre bien mbi spitalin QSUT, në reanimacionin e pediatrisë, ku djali, u shtrua për disa ditë pasi vuante nga bronkopneumonia.

Sipas BW, takimet e prindërve me djalin do të ishin vetëm 5 minuta në çdo 3 orë dhe kjo situatë zgjati deri në 9 dhjetor 2021. Nga analizat e realizuara, ato do të mësonin se djali i tyre mbarte një trup virusin HIV, që ata ende nuk e dinë se si është marrë, pasi spitali dhe të gjitha institucionet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim. Prindërit, përforcojnë akuzat ndaj spitalit, pasi në dy teste që kanë kryer, si në shtetin gjerman dhe atë italian, kanë rezultuar negativë nga HIV-i.

Prindërit, tregojnë se nuk kanë gjetur mbështetjen e shtetit shqiptar në lidhje me këtë rast dhe se strehim dhe kurat e nevojshme, i kanë gjetur nga një shtet fqinj, ku dhe ndodhen aktualisht.Mes lotësh, prindërit, i bëjnë apel shtetit që t’i ndihmojë dhe kërkojnë që edhe fëmijët e tjerë që ndodheshin asokohe në reanimacion me të voglin e tyre të testohen, pasi sipas tyre, edhe ata mund të jenë të rriskuar nga virusi Hiv.

Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti konfirmoi se infektimi me HIV në spital është një fenomen që ndodh kudo në botë, edhe pse në raste tepër të rralla. Ai tregoi se cilat janë rrugët e transmetimit. Mjeku rrëfeu se si është vepruar në raste të ngjashme në vende të rajonit dhe gjetkë.

Prindërit e vogëlushit, na kanë vendosur në dispozicion të gjitha komunikimet që kanë pasur me mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë. Ata kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme një takim me ministren Ogerta Manastirliu, por kjo gjë nuk është mundësuar. Në këto kushte, ata kanë lidhur një urë komunikimi me zyrtarë të tjerë. Në mesazhe, shihet se prindërit kanë biseduar me zv.ministren Mira Rakacolli, që jo në pak raste, zgjedh të neglizhojë shkrimet dëshpëruese të nisura nga prindërit e 1-vjeçarit. Në të tjera komunikime, shihet se shefja e ISHP nuk i jep ndonjë sqarim të detajuar prindërve.

Prindërit, e kanë referuar çështjen fillimisht në Ministrinë e Shëndetësisë, më pas në Kryeministri, por nuk morën asnjë përgjigje. Në këto kushte ato e dërguan në Prokurori, me prokuror, Saimir Hysi, por edhe në këtë organ nuk gjetën zgjidhje. Prokurori Hysi vendosi mosfillimin e hetimit për çështjen duke argumentuar sipas tij, që personat e kallëzuar nga dy prindërit nuk kanë bërë akte të përafërta me neglizhencën mjekësore dhe sipas tij, nuk kanë konsumuar një vepër penale. Por ky vendim, u kundërshtua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, që u shpreh se ka gjurmë të neglizhencës mjekësore dhe kërkoi rifillim të hetimit. Aktualisht, çështja do të vendoset në Gjykatën e Apelit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit