Vajza rrezikon jetën duke bërë video për Tik-Tok

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.12.2022, 14:13

Për grup-moshat më të reja në Maqedoninë e Veriut ashtu si në gjithë botën, mbetet sfidë mbledhja e një numri sa më të madh të ndjekësve në platformën sociale Tik Tok.

Për të bërë një video virale, e cila synonte të joshte më shumë ndjekës, e ka vënë jetën në rrezik një vajzë e mitur nga Shkupi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se me datën 27 nëntor një vajzë e mitur ka pësuar djegie të rënda nga rryma pasi vagoni në të cilin ishte ngjitur për të bërë video, ishte shkëputur dhe i është afruar rrjetit elektrik.

Në rrjetet sociale është shpërndarë lajmi se kjo video ishte planifikuar të shpërndahej në platformën sociale Tik Tok.

Fëmijët kopjojnë sfida të rrezikshme Pas kësaj ngjarjeje, kanë reaguar përdorues më të moshuar të Tik Tok-ut. Ata kanë tërhequr vërejtjen se prindërit duhet të kontrollojnë përfshirjen e fëmijëve në këtë platformë, pasi grup-moshat më të reja mund të rrezikohen seriozisht pa qenë të vetëdijshëm.

“E pashë informacionin lidhur me vajzën që pësoi lëndime serioze gjatë realizimit të videos. Është e kotë të mendohet se kjo situatë mund të shmangej pasi e mitura sigurisht atë veprim e ka parë diku në ndonjë video tjetër, i është dukur interesant dhe ka provuar ta realizojë të njëjtën gjë me shpresë se kjo dot’ i sjellë më shumë ndjekës.Pra, fëmijët, të miturit janë të prirë të kopjojnë sfida pa qenë të vetëdijshëm se e vënë veten në rrezik”, thotë Martin Gjorgjievski, 27 vjeç, një përdorues i njohur Tik Tok-u nga Maqedonia e Veriut.

“Fatkeqësi është dhe fakti që moshat shumë të reja, 10 apo 12 vjeç dalin me veprime të pahijshme dhe shprehen me fjalë të ndyta, përdorin shprehje të pista, ekspozojnë pjesë të trupit për çka më pas pendohen – qoftë vajzë apo djalë – pra pa vetëdije vetë e shkatërrojnë jetën e tyre”, thotë Xheka 20 vjeçe, e cila tashmë ka arritur të gjenerojë edhe të ardhura nga videot që i bën virale në Tik Tok.

Nevoja për edukim rreth termit reputacion online. Bojan Kordallov, ekspert i rrjeteve sociale, thotë se duhet të organizohen më shumë debate në media, po edhe në institucionet arsimore, për t’i njoftuar fëmijët, si dhe vetë prindërit, rreth sfidës bashkëkohore të quajtur reputacion online.

“Duhet kuptuar se është më se nevojshme t’i edukojmë të rinjtë se çka është reputacioni online, rreth sjelljes në hapësirën e internetit. Në të kundërtën, vrapi drejt famës, jo vetëm që do të sjellë fatkeqësi si të vajzës së mitur, por edhe mund të përfundojë me fatalitet. Por, njëkohësisht, duhet edukuar dhe prindërit pasi ata janë shumë hapa prapa fëmijëve të tyre për sa i përket përdorimit të aplikacioneve të caktuara dhe rrjeteve sociale”, thotë Kordallov.

Megjithëkëtë, Tiana Ivanovska, psikologe, thotë se nuk mund të ndalet hovi “thënë kushtimisht” i digjitalizimit të gjeneratave të reja, i përdorimit të rrjeteve sociale dhe tendencës në rritje për t’u bërë të famshëm, të dukshëm në rrethin ku jetojnë dhe më gjerë. Prandaj, shton ajo, “është shumë e rëndësishme që prindërit të kenë qasje te veprimet e të rinjve”.

“Pasi të rinjtë, veçanërisht grup-moshat më të reja, nuk janë në gjendje t’i parashohin pasojat që sjellin rreziqet e caktuara për të bërë një video atraktive ose thjesht dhe postime në rrjetet sociale, është shumë me rëndësi që prindërit të flasin me fëmijët e tyre dhe t’i paralajmërojnë për rreziqet. Por, për të arritur në këtë pikë, ata duhet të kenë më shumë njohuri rreth këtij trendi të quajtur luftë për famë dhe jo apriori të vendosin ndalesa, pasi fëmijët do të gjejnë mënyra për t’i realizuar ato qëllime, në një ose mënyrë tjetër”, thotë Ivanovka.

Nga dikasteri i policisë thonë se nuk mund të japin të dhëna të sakta se sa fëmijë pësojnë nga sfidat që sjellin rrjetet sociale, pasi zakonisht ato nuk raportohen si të tilla, por si aksidente gjatë veprimeve të caktuara.

Rasti i regjistruar si fatkeqësi gjatë realizmit të videove me qëllim shpërndarjen në rrjetet sociale është ai gjatë vitit 2017, kur një djalë 15-vjeçar duke tentuar të fotografojë shoqen e tij, i hipur në një vagon të mbushur me karburant gjatë lëvizjes i afrohet një shtylle elektrike me intensitet të lartë, merr flakë dhe ai pëson lëndime të rënda nga djegia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit