SHBA/ Të shtëna me armë në shkollën e mesme, dy nxënës të vdekur, dy të plagosur

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 17.12.2022, 12:00

Një djalë dhe një vajzë u vranë dhe dy adoleshentë të tjerë u plagosën të premten në një të shtëna jashtë një shkolle të mesme në Chicago, SHBA.

Të shtënat ndodhën rreth orës 1:50 pasdite jashtë Akademisë Komunitare Benito Juárez.

"Ne po kryejmë një hetim të plotë," tha Policia e Chicagos. Ndërkohë ende asnjë i dyshuar nuk është arrestuar. Polici David Brown tha se nuk ishte përcaktuar nëse viktimat ishin nxënës të shkollës.

Një nxënës tha se ai kishte pritur para shkollës që babai i tij ta merrte kur dëgjoi të shtënat.

Ishte çmenduri. Dëgjova dy të shtëna dhe më pas të gjithë filluan të vrapojnë dhe hynë brenda”, tha nxënësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit