Skandal në Londër/ Deputetët shfrytëzuan misionet diplomatike për të bërë seks e për t’u bërë ‘tapë’

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 17.12.2022, 10:58

Anëtarët e Parlamentit në Britani i shihnin misionet diplomatike jashtë vendit si një udhëtim jo për punë, por për argëtim dhe seks.

Politico ka regjistruar dëshmitë e deputetëve, anëtarëve të Dhomës së Lordëve, kolegëve të tyre si dhe diplomatëve që përshkruajnë sjelljen e disa deputetëve, që vështirë se i përshtatet detyrës së tyre.

Veçanërisht shqetësuese është sjellja e deputetëve në "grupet e miqësisë" me vendet e treta, të cilat zakonisht përfshijnë mbështetës, pra deputetë që nuk janë zyrtarë të vijës së parë. Ata përbëhen kryesisht nga deputetë meshkuj konservatorë dhe laburistë që punojnë së bashku “për të kaluar sa më mirë.”

Anëtarët e ekipit shpesh shkojnë në udhëtime të paguara nga qeveritë ose kompanitë e huaja. Ndryshe nga komisionet parlamentare që janë institucione, grupet janë joformale, kështu që rregullat dhe kontrolli janë më të lirshme.

Një nga deputetët, tashmë anëtar i Dhomës së Lordëve, në një udhëtim në Azinë Juglindore me një grup parlamentar kishte pyetur se ku ishte shtëpia publike më e afërt. Një tjetër konservator dhe ish-ministër madje qëndroi deri vonë duke kërkuar “gratë vendase” dhe referuar dëshmisë së një deputeti tjetër, ai kërkonte “vajza shumë të reja”.

Deputeti i tretë, mori vajza në dhomën e tij të hotelit. Fraza kryesore e përdorur për të kamufluar situatën edhe nga personeli i hotelit ishte "një buqetë me lule u dërgua në dhomën e tij".

Dhe nuk është vetëm seksi. Janë regjistruar raste të deputetëve që nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e mëngjesit në një udhëtim jashtë vendit sepse kanë pirë shumë një natë më parë.

Politico shkruan se sjellja e deputetëve britanikë ka lënë një shije të keqe tek vendet që i kanë mikpritur, pasi kanë shfaqur sjellje arrogante, përpors faktit se i kanë parë duke pirë e më tepër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit