PAMJE/ Rrugët në Tiranë pushtohen nga uji llum në pak minuta shi, banorët ankohen për Veliajn dhe mungesën e kanalizimeve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.12.2022, 11:34

Prej ditësh, vendi ynë është përballur dhe po vijon të përballet me reshje masive shiu. Mjaftojnë vetëm disa minuta shi, që Tirana të kthehet në një pellg me ujë. Në çdo situatë meterologjike me reshje shiu dhe stuhi, del në pah puna që lë për të dëshiruar, e Erion Veliajt, kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, i cili e ka lënë kryeqytetin në mëshirë të fatit dhe pa kanalizime.

Janë dashur vetëm pak minuta shi dhe Tirana i është kthyer traditës së përmbytjeve dhe këtë e vërtetojnë edhe denoncimet e shumta të qytetarëve, nga zona të ndryshme të Tiranës, të cilët me pamje, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me pushtimin e rrugëve nga shiu si shkak i mungesës së kanalizimeve dhe e investimeve që banorët i kërkojnë prej vitesh nga Bashkia Tiranë.

Në Astir shihet që rrugët e lagjeve janë kthyer në pishinë me baltë, ku çdo banor e ka të vështirë të lëvizë nëse nuk ka gjendje çizme llastiku.

Edhe në Shkozë situata e rrugëve të përmbytura tregon qartë punën e Erion Veliajt, pasi nga pamjet duket që ujërat kanë dalë mbi asfalt, teksa banorët për JOQ, shprehen se nuk kanë ku të kalojnë.

Falë keqmenaxhimit të taksave tona dhe lënies në harresë nga Bashkia, edhe rruga në Don Bosko është kthyer në lum të rrëmbyeshëm, ku shihet që është krijuar dhe një shatërvan që ka përmbytur rrugët, teksa makinat janë zhytur në ujë.

Ndërkohë në rrugën e Kombinatit, shihet që makinat kanë nisur të 'lundrojnë' në ujin e shiut pasi nuk ka ku të shkarkohet si pasojë e mungesës së tubacioneve.

Ndërkohë edhe në Paskuqan banorët ankohen nga situata e përmbytjeve të rrugëve të cilët duket qartë që mund të kalohen vetëm me varka.

Nga të gjitha pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ, shihet që Bashkia jo se nuk ka gjë në dorë, por babëzia për të vjedhur e ka penguar kryetarin, për të bërë një punë të mirë për Tiranën, por kjo nuk e ndalon të kërkojë përsëri nga qytetarët e Tiranës, votën për mandatin e radhës, të cilin e keni ju në dorë nëse do t’ia jepni, apo jo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit