I vëllai i vdiq tragjikisht në shtëpinë e barit/ Flamur Ruçi shënon super-golin, ia dedikon Mariglenit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.12.2022, 16:38

Mariglen Ruçi, vetëm 24 vjeç, humbi jetën tragjikisht në Britaninë e Madhe, pasi u asfiksua në një shtëpi bari, ku ai punonte për të siguruar të ardhura për familjen. Banesa, që ai ruante, shpërtheu në flakë dhe fatkeqësisht 24-vjeçari nuk arriti të dalë.

Viktima është vëllai i futbollistit të Bylisit, i cili sot, vetëm dy ditë pas vdekjes së vëllait ka marrë guximin të luajë në fushën e blertë pavarësisht humbjes së madhe.

Mirëpo, dhimbja i është kthyer në forcë për ekipin dhe për shpirtin e vëllait të tij. Në minutat e fundit të ndeshjes, Flamur Ruçi ka shënuar një gol të bukur, dedikim për vëllain, i cili sot fatkeqësisht nuk mund ta shohë golin e tij, edhe pse ai po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Flamur Ruçi kishte veshur një bluzë të bardhë poshtë fanellës zyrtare, ku kishte stampuar foton me vëllain e tij.

"Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime", shkruante mesfushori i Bylisit në rrjetet sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit