Sinisha Mihajlovic nuk ia doli. Pas një lufte të gjatë me leuçeminë, trajneri serb u nda nga jeta në moshën 53 -vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi.
"Një lajmi i keq për të gjithë botën e futbollit dhe më gjerë, për një njeri që ishte shembull i këmbënguljes dhe forcës për të gjithë, por që iu desh t'i dorëzohej një të keqeje që i ishte kthyer para disa muajsh." – shkruajnë mediat në Itali.
Sinisha Mihajlovic, deri në shtator ishte tranjer i Bolonjës. Ai ka lënë pas gjashtë fëmijë , gruan e tij Arianna dhe një mbesë njëvjeçare.