Propaganda serbe: 11 kamionë me armatim nga Turqia janë nisur drejt Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.12.2022, 15:12

Mediat në Serbi vazhdojnë të propagandojnë dhe të nxisin tensione lidhur me Kosovën. “Kurir”, media nacionaliste e kontrolluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot “raporton” se “autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë, jozyrtarisht kanë marrë informacion, nga lista e kartelave, se aktualisht në kufirin bullgaro-maqedonas ndodhen 11 kamionë që po lëvizin drejt territorit të Kosovës”.

“Siç mësojmë, kamionët bartin armët më moderne – mortaja dhe raketa nga Turqia në vlerë prej 27.5 milionë euro, dhe me porosi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Kjo është dëshmi e qartë se e ashtuquajtura ushtria e Kosovës po armatoset intensivisht”, shkruan/propagandon kjo media.

Tutje Kurir shkruan për kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it për kthimin forcave serbe në Kosovë, duke u arsyetuar se kjo është pjesë e Rezolutës 1244 të OKB-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit