Të paktën tetë persona u vranë dhe 23 u plagosën si pasojë e granatave të hedhura nga Ukraina kundër provincës së kontrolluar nga Rusia të Luhansk. Lajmin e bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim nga shërbimet e urgjencës.
Granatimet shkatërruan një ndërtesë në fshatin Landrativka dhe disa njerëz janë bllokuar në rrënoja, shtoi TASS.
Zyrtarët e mbështetur nga Rusia që përfaqësojnë Luhansk në Qendrën e Përbashkët të Kontrollit dhe Koordinimit, një organ monitorues i armëpushimit i krijuar për të monitoruar armëpushimin ndërmjet separatistëve pro-rusë ukrainas dhe forcave ukrainase pas vitit 2014 – thanë se Ukraina hodhi raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA kundër Landrativka në orën 04:10.
Përveç kësaj, kreu i "milicisë popullore" të Luhanskut ka shkruar në llogarinë e tij në Telegram se ka viktima në mesin e civilëve pas granatimeve të qytetit Svatove nga ushtria ukrainase mëngjesin e sotëm. Ai nuk dha asnjë informacion tjetër për ngjarjen.