Ekzekutimi i John Kennedy/ Publikohen mijëra dokumente të fshehta

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.12.2022, 13:20

Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar publikimin e plotë të mijëra dokumenteve për vrasjen e Presidentit amerikan John F. Kennedy në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963. Duke i dhënë aksesin në internet rreth 13,173 dosjeve, Shtëpia e Bardhë tha se më shumë se 97% e dosjeve të çështjeve tashmë janë në dispozicion të publikut.

Nuk priten zbulime të mëdha nga dokumentet në fjalë, megjithatë historianët shpresojnë të mësojnë më shumë për vrasësin, raporton BBC.

Një ligj i vitit 1992 i kërkonte qeverisë të publikonte të gjitha dokumentet në lidhje me vrasjen deri në tetor 2017. Ditën e djeshme, presidenti Joe Biden lëshoi ​​një urdhër që lejon zbulimin e këtyre dosjeve. Megjithatë, ai tha se disa dosje do të mbeten të klasifikuara deri në qershor 2023 për arsye sigurie.

Arkivi Kombëtar i SHBA tha se 515 dokumente do të mbeten të paprekura dhe 2,545 të tjerë do të publikohen pjesërisht.

Një hetim i vitit 1964 në SHBA nga Komisioni famëkeq Ëarren zbuloi se Kennedy u vra nga Lee Harvey Osëald, një shtetas amerikan që jetonte më parë në Bashkimin Sovjetik, dhe se ai veproi i vetëm. Ai u vra në bodrumin e selisë së policisë së Dallasit dy ditë pas arrestimit të tij.

Vdekja e Kendey shkaktoi qindra teori konspirative. Akademikët dhe teoricienët që punonin në çështjen shpresonin se botimi i fundit do të zbulonte më shumë informacion rreth aktiviteteve të Osëald në Mexico City, ku ai kishte takuar një oficer sovjetik të KGB-së në tetor 1963.

Në deklaratën e saj të fundit, CIA tha se të gjitha informacionet që kishte agjencia për udhëtimin e tij në Mexico City ishin bërë të ditura më parë, duke shtuar: "Nuk ka asnjë informacion të ri për këtë çështje në publikimin e vitit 2022".

Por studiuesit në Fondacionin Mary Ferrell, një organizatë jofitimprurëse që paditi qeverinë për publikimin e të dhënave, thanë se CIA fshehu informacione për kohën e Osëald në Meksikë. Fondacioni tha se disa dosje të CIA-s nuk u dorëzuan kurrë në arkivat shtetërore dhe për këtë arsye nuk ishin pjesë e grupit të sapo publikuar.

Një dokument tjetër tregon se presidenti i Meksikës ndihmoi SHBA-në të përgjonte ambasadën sovjetike në Meksikë pa dijeninë e zyrtarëve të tjerë të qeverisë meksikane. Shtëpia e Bardhë tha se publikimi i dosjeve do t'i jepte publikut një kuptim më të madh të hetimit për atentatin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit