Rikthehet makthi i covid në Kinë/ Pas lehtësimit të masave humbin jetën dy persona

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.12.2022, 13:02

Dy ish gazetarë të medias shtetërore kineze kanë vdekur në Pekin për shkak të komplikimeve nga COVID-19. Mediat e huaja shkruajnë se ata janë ndër viktimat e para të regjistruara që kur shumica e politikave për të kontrolluar shpërthimin u hoqën me ligj në 7 dhjetor.

Një ish-reporter për People's Daily, vdiq më 15 dhjetor në moshën 74-vjeçare, ndërsa Zhou Jichun, një ish-kryeredaktor i të përditshmes "China Youth Daily", vdiq më 8 dhjetor në moshën 77-vjeçare.

Autoriteti shëndetësor kombëtar i Kinës nuk ka njoftuar zyrtarisht ndonjë vdekje për shkak të COVID që kur hoqi shumicën e politikave të saj kundër pandemisë. Vdekjet e fundit zyrtare u regjistruan më 3 dhjetor në provincat Shandong dhe Sichuan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit