Shpërtheu në lot para gjykatësit/ Pse bashkëshorti i Eva Kailit mori përgjegjësinë për paratë?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.12.2022, 12:40

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Europian, Eva Kaili duket se do të dalë e larë nga skandali i Brukselit, që ka shpërthyer që prej të premtes së kaluar. Kjo pasi të gjithë përgjegjësinë për ngjarjen e ka marrë bashkëshorti i saj italian, Francesco Giorgi.

Giorgi, i cili është tashmë një i penduar i drejtësisë ka thënë se paratë që u gjetën në shtëpinë e tyre në Bruksel i përkisnin atij dhe se Eva nuk kishte asnjë dijeni për to.

Mediat e huaja shkruajnë se "Giorgi ka më pak për të humbur” për këtë arsye edhe ka marrë përgjegjësinë, ndërsa ka kërkuar lirimin e gruas së tij, për t'u kujdesur për vajzën e tyre 22 muajshe.

“George mori përgjegjësinë e plotë për paratë, duke ndjekur të njëjtën strategji si partnerja e tij. Qëllimi i tij ishte të ndante fatet e tyre nga njëri-tjetri, në përpjekje për të shpëtuar atë që ka më shumë për të humbur si politikane dhe si nënë”, shkruan Corriere della Sera.

Giorgi do t'i kalojë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në burgjet belge, ndërsa gjithçka për zonjën Kaili do të vendoset javën e ardhshme dhe ka mundësi që apeli i Giorgi të dëgjohet, theksojnë mediat evropiane.

Sipas shtypit iatalian Giorgi është një njeri që lehtësisht bie pre e presionit dhe stresi e pushton. Madje të njëjtën gjë e dëshmojnë edhe miqtë e të njohurit e tij. Një raport i Corriere della Sera nga Milano, afër vendit ku ai lindi tha sot se gjatë kohës që ai po diskutonte më gjykatësin dhe po i rrëfehej e pushtuan lotët dhe kjo gjë sipas tyre tregon se ai nuk është një kriminel.

Kjo taktikë paraqitjeje që Giorgi ka zgjedhur të bëjë mund ta favorizojë atë dhe gruan e tij. Tashmë Giorgi e ka marrë statusin i penduar dhe kjo siguron një trajtim shumë më të favorshëm. Tashmë autoritetet belge duan të gjurmojnë fluksin e parave nga Katari në organizatën e dyshuar joqeveritare Fight Impunity të Pierre Antonio Panzeri dhe prova të lëvizjeve bankare të gruas dhe vajzës së zotit Pancheri.

Në kuadër të hetimeve janë edhe lëvizjet e Marokut. Sipas L'Echo, zoti Giorgi ka folur për shumë gjëra dhe me vlerë për prokurorët e Belgjikës, duke përfshirë edhe Marokun. Kështu priten informacione të reja nga të cilat ndër të tjera do të vendoset nëse zonja Kaili Krishtlindjet do t'i kalojë apo jo në burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit