Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, arrestohet pas 5 muajsh autori

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.12.2022, 12:19

Në gusht të këtij viti, dhëndri Besnik Pjetri në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës vrau me armë zjarri ish-vjehrrin Pjerin Përjaku dhe ish-kunatin Gent Përjaku.

Ata kishin konflikte për pasurinë dhe pronat. Pjetri kishte 6 vite që ishte divorcuar me ish-bashkëshorten ndërkohë që janë prindër të dy vajzave.

Pjetri ka bërë dy vite burg në Itali pas denoncimeve të ish-bashkëshortes për shkak të konflikteve të shumta që kishin.

Viktimat jetonin prej vitesh në Itali, pikërisht në qytetin e Forlit. Pjetri, që njihej me emrin Pietro, ishte murator, kurse i biri punonte në një kompani artizanale.

Gjithçka nisi kur Besniku u martua me vajzën e Pjetrit. Mes tyre kishte mosmarrëveshje që sollën edhe divorcin.

Ndërkohë sot policia ka arrestuar shtetasin Besnik Pjetri i cili vrau ish vjehrrin dhe ish kunatin ne Grykë zezë të Lezhës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit