Megjithëse shumë gjëra çalojnë dhe ka akoma gjëra të tjera për tu bërë ndryshe, nën sytë e botës Shqipëria konsiderohet një perlë me bukuri natyrore të mahnitshme. Media zviceriane, “Bluewin.ch” i ka kushtuar një artikull vendit tonë ndërsa e quan pa frikë konkurrente të fortë të Kroacisë që dikur mbahej Mbret i Ballkanit.
Media zviceriane ndër të tjera shkruan se Shqipëria me thesare natyrore është edhe një vend me çmime mjaft të konkurueshme dhge njerëz mikëpritës.
Gjithashtu kjo media shkruan se çmimet e ulëta në Shqipëri të bëjnë të shijosh këtë luks pafund që të ofron natyra, me pak para.