Një aksident i frikshëm me një avion F-35 , i cili nuk u ul siç duhet,është shënuar në një bazë ushtarake në Teksas, SHBA.
Piloti i avionit F-35B (lloji i përdorur nga marinsat) u përpoq të bënte një ulje vertikale në Stacionin Ajror Detar në Fort Ëorth. Ky aeroplan i veçantë ka aftësinë të ngrihet dhe të ulet vertikalisht, si një helikopter.
Mirëpo, pasi ka prekur për pak kohë tokën, avioni luftarak sërish është ngritur në ajër dhe më pas ka goditur tokën me pjesën e parme të tij.
Pasi humbi kontrollin e F-35B, i cili tani po rrotullohej dhe nxirrte tym, piloti vendosi të përdorte sediljen që të nxjerr jashtë për të shpëtuar.
Një zëdhënës i Pentagonit tha se avioni, i cili ende nuk ishte transferuar zyrtarisht në ushtri, ishte duke u pilotuar nga një pilot i qeverisë amerikane në atë kohë.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e pilotit. Zyrtarët e prodhuesit Lockheed Martin thanë megjithatë se besojnë se burri është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa do të hetohet për rrethanat e aksidentit.
Ky incident ndodhi një muaj e gjysmë pas përplasjes në ajër të dy avionëve ushtarakë gjatë një demonstrate në Dallas, me pasojë vdekjen e gjashtë personave.
An F-35B fighter jet crashed at a North Texas military base as the pilot attempted a vertical landing.
The pilot safely ejected from the airplane, according to a Pentagon spokesman. https://t.co/oTeDVtjPtL pic.twitter.com/73LmMjhsFk
— ABC News (@ABC) December 16, 2022