Humbi jetën pas aksidentit në aksin rrugor TEG-Shkozë, ky është i ndjeri Festim Hasa

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.12.2022, 11:26

Gjatë orëve të vona të darkës në aksin rrugor TEG-Shkozë në afërsi të xhamisë së Farkës u regjistrua një aksident me një viktimë.

35- vjeçari i identifikuar me emrin Festim Hasa ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat e duke humbur jetën.

JOQ ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe siç shihet makina është zhvendosur në anë të rrugës ku shihet se pjesa e përparme është shkatërruar plotësisht.

"Tiranë/Informacion paraprak- Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi Festim Hasa 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti", njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit