Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë nga mosha 3 deri në 15 vjeç, kanë vdekur pasi një zjarr vdekjeprurës shpërtheu mëngjesin e sotëm (16 dhjetor), në një ndërtesë banimi shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin, pranë qytetit francez të Lyon.
Katërmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur, katër prej të cilëve janë të shtruar në spital në gjendje kritike, sipas një njoftimi nga prefektura, ndërsa dhjetë të tjerët, mes tyre dy zjarrfikës, kanë pësuar djegie të rënda.
Zjarri, shkaqet e të cilit mbeten të panjohura është vënë në kontroll nga nga 65 makina zjarrëfikësesh dhe 170 trupa.
Ministri i Brendshëm francez Géral Darmanen deklaroi gjithashtu se shkaku i zjarrit mbetet i panjohur dhe një hetim është duke u zhvilluar.
“Nuk e dimë shkakun e zjarrit, ka disa skenarë dhe do të kryhet një hetim”, tha Darmanen, duke shtuar se ishte në kontakt me presidentin Emmanuel Macron për ngjarjen.