Vrasja e 61-vjeçarit, autori: Pamë viktimën me Besmirin, ai telefonoi Marjetën dhe u takuan në Allias

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.12.2022, 00:02

Gazmir Ngota është një prej të arrestuarve në lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda. Ngota i arrestuar bashkë me 56-vjeçaren Marjeta Karaj ka pranuar autorësinë e krimit të ndodhur në vitin në vitin 2017.

Në dëshminë e tij para hetuesve ai ka deklaruar se krimin e rëndë, marrjen peng, dhunimin e djegien për së gjalli të 61-vjeçarit e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajn. Ky i fundit djali i Marjetës është i shpallur në kërkim dhe ka dyshime se ndodhet në Itali. Ngota thotë se ditën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë mes Besmirit dhe Marjetës ka patur shumë shkëmbime telefonatash.

Ishim bashkë me Besmirin në zonën e Xhamllikut. Pamë rastësisht viktimën në rrugë. Besmiri mori në telefon mamane e tij dhe i tregoi. Më pas shkuam në një parking në zonën e Alliasit së bashku me viktimën, ku na priste Marjeta. Aty ajo i kërkonte paratë, por viktima thoshte se nuk i ka lekë borxh. Besmiri e dhunoi rëndë, e më pas e dërgoi në zonën e Kodër-Shupalit, ku Besmiri e leu me benzinë dhe i vuri flakën.

Ndërkohë Marjeta Karaj e cila dyshohet se është porositësja e krimit të rëndë ka mohuar autorësinë para hetuesve. Ajo ka deklaruar se me Kurt-Dedën ka patur njohje por mohon të jetë e përfshirë në dhunimin dhe djegien e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit