Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota janë dy të arrestuarit në lidhje me vrasjen e shtetasit Menduh Kurt-Deda në vitin 2017, ndërkohë që Besmir Karaj, djali i Marjetës është shpallur në kërkim.
56-vjeçarja Karaj e cila njihet si bamirëse pas arrestimit ka mohuar përfshirjen në krim. Ajo ka deklaruar para hetuesve se me Kurt-Dedën ka patur njohje por nuk pranon të ketë gisht në dhunimin dhe djegien e tij.
Ndërkohë 39-vjeçari Gazmir Ngota ka pranuar përfshirjen në krimin e rëndë dhe ka treguar se djali i Marjetës, Besmir Karaj ka qenë bashkëpunëtor pasi asokohe kanë qenë shokë. Më tej ai ka treguar se shkak për dhunimin dhe djegien për së gjalli të Kurt-Dedës është bërë një borxh prej 10 mijë eurosh.
Vite më parë Marjeta Karaj dhe i dashuri i saj Menduh Kurt-Deda kishin themeluar një organizatë për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit. Por një borxh prej 10 milionësh që Kurt-Deda i kishte Karajt ishte bërë shkak për prishjen e marrëdhënieve mes njëri-tjetrit dhe vrasjes së tij më pas.