Djali i Çun Lajçit ther veten me thikë dhe kanos prindërit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.12.2022, 21:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në familjen e aktorit kosovar Çun Lajçi, i cili po dyshohet se bashkë me gruan e tij kanë qenë viktima të dhunës në familje.

Ata po dyshohen se janë kërcënuar me thikë nga djali i tyre 38-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari L.L., përveç kanosjes, ka demoluar disa gjëra në banesën e tyre e më pas ka therur veten me thikë, ku për pasojë ka pësuar lëndime.

Posa Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë përshkruar atë se çfarë kishte ndodhur, teksa thika e përdorur nga i dyshuari është konfiskuar nga zyrtarët policorë. Siç raporton Sinjali, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur, gjë që u konfirmua pasi iu është nënshtruar alkotestit.

Me t’u përfunduar procedurat në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për “Dhunë në familje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit