1.8 mln euro investime/ Rrugët e Tiranës gropa-gropa, Veliaj ‘shtron rrugët e shtëpisë së tij’ te Kodra e Diellit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 15.12.2022, 19:09

Mjafton një pikë shi dhe rrugët e lagjeve në Tiranë përmbyten. Shpesh JOQ ka pasqyruar situatën e rrugëve të painvestuara në zonat e; 5 Majit, Laprakës, Stacionit të Trenit, Selitës, Shkozës, Astirit etj. Rrugë të paasfaltuara e të lëna në mëshirën e fatit, ku banorëve të Tiranës u duhet të dalin me çizme deri në gju, e madje disa prej tyre izolohen edhe brenda katër mureve. Këtë situatë Erion Veliaj nuk e sheh, por kujdeset që me zyrën mediatike të propagandës të na pasqyrojë fasadat e tij me bojë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Veliaj duket se ka përzgjedhur në mënyrë selektive që t’u shërbej vetëm një kategori të caktuar. Plot 1.8 milionë euro do të shkojnë për asfaltimin e rrugëve të pasanikëve te Kodra e Diellit. Kjo rezidencë është ndërtuar nga një privat, i cili ka marr miliona euro.

Rrugët e Kodrës së Diellit, ku vet Erion Veliaj banon në rezidencën e pasanikëve , janë të shtruara me flori, por kjo duket se nuk mjafton. Kryebashkiaku kërkon që asnjë cep e rezistencës luksoze të mos jetë me baltë apo me gropa. Në gjendje të mjerueshme kanë mbetur vetëm rrugicat e fshehta të Tiranës, të cilat kanë ende asfaltin e para 30 viteve.

Po përse rrugët e qytetarëve të Tiranës nuk shtrohen me asfalt ndërsa rrugët e pasanikëve te Kodra e Diellit janë të kristalta? Fare e thjeshtë! Politikanët dhe oligarkët e lidhur me ta, kanë krijuar një jetë paralele mes tyre dhe qytetarëve të zakonshëm.

Ata jetojnë në rezidenca të rrethuara me mure të larta e që ruhen me roje private, ndërkohë që ata të cilët i zgjedhin në postet e shtetit, jetojnë mes baltës. Ata nuk e konceptojnë dot varfërinë dhe vuajtje, pasi janë zhytur mes luksit që kanë krijuar nga taksat e shqiptarëve.

Kjo është arsyeja se përse qytetarët e Tiranës do të vijojnë të jetojnë mes baltës, ujit dhe gropave, ndërsa politikanët do të jetojnë në majë të kodrave. Për qytetarët politikanëët kujtohen një herë në 4 vite duke i premtuan ende pas 30 viteve rrugë, ujë dhe drita.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit