Mesa duket i ftuari i radhës te "Xing me Ermalin" është Noizy. Dalljen e tij në emision e ka lajmëruar vetë Ermali, ndërkohë për disa ditë me radhë ata kanë ndarë edhe momente në shoqërinë e njëri-tjetrit duke mos i shmangur edhe videot gazmore të cilat i ka publikuar Ermali.
Një nga këto video është edhe tallja që i bën Ermali, Noizyt ndërsa ky i fundit lëviz me Ferrari në Tiranë.
"Shihe si shkon, ka një copë Ferrari dhe s'di me parku", thotë Ermali, ndërsa Noizy i ofron një xhiro.