Një adoleshent është në mesin e katër personave që vdiqën në Kanalin Anglez të mërkurën. Udhëheqësi i Këshillit të Qarkut Kent, Roger Gough tha se një nga katër personat që vdiqën ndërsa u përpoqën të kalonin Kanalin këtë javë ishte një adoleshent.
Mediat angleze raportojnë se të paktën 12 fëmijë të pashoqëruar ishin gjithashtu në bordin e gomones që u përmbys në mes të detit kur temperaturat ishin 0 deri në 1 gradë Celsius. Fëmijët janë mes 39 personave që u shpëtuan nga ujërat e ftohta pasi temperaturat ranë këtë javë. Varka mbante deri në 50 persona kur u përball me vështirësi dhe u fundos.
Marina Mbretërore, marina franceze, rojet bregdetare dhe varkat e shpëtimit RNLI u përfshinë të gjitha në një operacion të madh shpëtimi në brigjet e Kentit pasi autoritetet u alarmuan në orën 3.05 të mëngjesit të së mërkurës për një "gomone në rrezik"
Deputeti Sir Roger Gale u tha deputetëve të mërkurën se disa nga të mbijetuarit ishin ende në spital "duke luftuar për jetën e tyre", duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Kujtojmë se ende katër persona rezultojnë të zhdukur por që gjasatt që ata të jenë gjallë janë shumë të pakëta.