Prindërit e nëntënjakëve të tyre thonë se janë të lumtur që janë rikthyer në shtëpi pas 19 muajve që i kaluan në repartin e kujdesit intensiv. Halima Cisse, 27-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Abdelkader Arby, 36 nga Mali, u prezantuan fëmijët e tyre miqve dhe familjarëve në shtëpinë që e kanë në Bamako. Fëmijët po mbështeten në masë të madhe nga qeveria e Malit dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që i pajisën me gjithçka që ata kanë nevojë. Halima Cisse, nëntënjakët i solli në jetë me prerje cezariane, teksa tani çifti ka pesë vajza dhe katër djem.

