Vjedh zhavorr me kamionë nga lumi, Salillari oligarku përgjegjës për rënien e Urës së Zogut!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.12.2022, 15:34

Ura e Zogut është momument kulturor i ndërtuar që prej kohës së sundimit të mbetit Zog por e shkatërruar sot nga oligarkët e Rilindjes. Ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një video ku tregohej rrënimi i urës shekullore dhe fundosja e saj gati në lumë.

Pavarësisht se mediat e kanë denoncuar fenomenin prej javësh, ministrja e Kulturës Elva Margariti mbasë është PRO shembjes së urës “medemek” nga shkaqe natyrore, pasi nuk ka nxjerrë zë.

Oligarku i Rilindjes Pëllumb Salillari, prej vitesh, me video të denoncuara nga qytetarët ngarkon me zhavorrin e lumit kamionët e tij duke ulur kështu rezistencën e këmbëve të urës. Njëra prej tyre, pak javë më parë u fundos me 1m duke e dëmtuar edhe më shumë.

Ky oligark ka gërryer shtatin e lumit duke shkatërruar çdo ekosistem dhe rrjedhën e tij.

Shteti ka ndaluar kalimin e këmbësorëve në urën e vjetër të Milotit duke e lënë “me sytë nga qielli”, ndërkohë që qeveria e ka për detyrë rikonstuksionin e saj sepse për këtë paguhet nga taksat tona, por siç duket ia ka dhënë të gjitha Salillarit për “t’i ngrënë” dhe riparimi i dëmit jo vetëm që nuk zbatohet nga ana ligjore por as nga ajo morale!

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit