Avokatët e shqiptarit të arrestuar më 26 nëntor 2021 në San Marino, të Italisë kanë paraqitur një kërkesë për lirim të menjëhershëm ose, si alternativë, dhënien me kusht.
Në një shënim ata shkruajnë se Nikolin Livadi, 31-vjeçari i lindur në Shqipëri, por me banim në Rimini, është arrestuar në ditëlindjen e tij. Ata shkruajnë se “ai akuzohet se është pjesë e një grupi subjektesh që bënin vjedhjen e apartamenteve të ndodhura muajt e fundit në San Marino. Megjithatë, nuk ka asnjë provë ndaj tij. Është e drejta e tij të dijë akuzat e ngritura kundër tij si dhe provat kundër tij", vazhdojnë ata, duke hipotezuar pretendimin për dëmshpërblim për paraburgimin e padrejtë.
“Ky person nuk identifikohet si autor i krimeve të supozuara dhe nuk rezulton të jetë arrestuar në flagrancë. Po ashtu ky person nuk duket se ka kaluar ndonjëherë kufirin e San Marinos apo është ndaluar për ndonjë shkelje të ligjit më parë”, theksojnë avokatët.
Në shënimin e gjatë ata pretendojnë se 31-vjeçari po kalonte nëpër Titano, i pritur nga 15 miq nga Coriano në një restorant në Rimini për të darkuar dhe festuar. Ata vazhdojnë të kujtojnë sesi burri ka një histori të pastër në Itali dhe një azilkërkues në Bashkimin Evropian.
Avokati i shqiptarit përfundon duke thënë se “masa e sigurimit burg është joproporcionale për aq kohë sa nuk ka fakte që e implikojnë Nikolinin” dhe kërkon lirimin, qoftë edhe me kusht.