Ceren Ismet Shehu, kuzhinieri i Ramës gati të ndërtojë resortin turistik në Surrel me 1€

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.12.2022, 13:28

Ditën e sotme Rama i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Krifca kanë inspektuar zonën ku do të ndërtohet resorti agroturistik i Ceren Ismet Shehut. Rikujtojmë se kuzhinieri i cili ka “respektuar” kryeministrin dhe kabinetin qeveritar u shpall investitot strategjik dhe përfitoi me 1€ tokën e repartit të braktisur ushtarak në Surrel. Këtë tokë Cereni mund ta përdorë për 20 vite për vlerën prej 1€.

40 mijë metra katrorë është hapësira që kompanisë së Cerenit i është vënë në përdorim nga shteti.

Resorti do të përfshijë disa ambiente, duke përmendur këtu restorantin, pishinë verore, serë, pra një projekt i ngjashëm si ai i Gjergj Lucës në Labinot. Rolet e njëjta për Rilindjen është ajo çfarë i bashkon këta personazhe dhe jo vetëm.

Rikujtojmë se qeveritarët kanë një pikë të dobët për kuzhinierët e tyre të “oborrit mbretëror”. Përmendim këtu Alfio Rrotanin, kuzhinierin e Dritan Agollit me restorant përballë zyrave të FSHZH e njëkohësisht kryekuzhinier i restorantit të të birit Flladit në Gjirin e Lalëzit.

I denoncuat nga JOQ, Rrotani përfitoi një tender nga Agolli me vlerë 400 MLN Lekë, procedurë prokurimi për të cilën drejtori i FSHZH përfundoi në SPAK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit