Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 15.12.2022, 10:30
Jusuf Fofana pi përjeton një moment fantastik në karrierën e tij. Mesfushori luajti si titullar me Francën mbrëmjen e djeshme në duelin ndaj Marokut dhe u kualifikua në finale.
Historia e tij për të arritur deri këtu, nuk ka qenë aspak e lehtë. Ai në moshën 14-vjeçare shpërndante pica për ta lehtësuar ëndrrën në futboll.
Fofana nuk ishte pranuar në një kamp të organizuar nga Federata e Futbollit të Francës, ndërkohë që së fundmi u shndërrua në një lider te “Gjelat”. Në prononcimin e dhënë pas triumfit 2-0 ndaj Marokut, mesfushori 23-vjeçar deklaroi se po e shijon këtë moment.
Fofana tha:
Është çmenduri. Nuk kemi kohë ta kuptojmë ende këtë, por familjet tona po e shijojnë një gjë të tillë. E kemi edhe një ndeshje të dielën e pastaj do të festojmë. Nuk e kam ditur nëse është ndeshje e grupit apo çfarë. Kundër Argjentinës duhet të jemi të koncentruar nga fillimi. Nuk ka ndeshje të lehtë nëse dëshiron ta fitosh Kupën e Botës. Jemi shumë të uritur për të triumfuar”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR