Shqiptarëve u del ‘punë e re’, Instagram tani lejon të lini shënime për ndjekësit… ose ‘crush-in’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.12.2022, 10:35

Instagram ka sjellë një risi për përdoruesit e saj, e cila po shihet si tejet argëtuese.

Opsioni i ri e ofruar nga kompania Instagram lejon që të lëmë shënime me tekst në DM, e cila është e disponueshme në disa pajisje.

Risia shfaqet si një seksion i ri nën shiritin e kërkimit dhe tregon një buton që ju lejon të shtoni një shënim të ri, i ndjekur nga shënimet nga përdoruesit që po ndiqni.

Mjafton të klikoni veçorinë “Your note” dhe do të hapet një faqe e re që ju lejon të shtoni një shënim për ndjekësit tuaj.

Ajo që vlen të theksohet është se shënimi përmban deri në 60 karaktere.

Instagram ofron edhe veçorinë që shënimin t'a ndani me “Ndjekësit që ndiqni” ose “Miq të ngushtë”.

Për shënimin, ndjekësit nuk do të njoftohen, por ata do të jenë në gjendje ta shohin atë për 24 orë dhe të përgjigjen me një mesazh.

Ndërkohë në Shqipëri, kjo është pritur mjaft mirë, pasi shumë nga përdoruesit e Instagram kanë nisur ta praktikojnë.

E bukura e kësaj veçorie, është edhe pjesa që mund të lësh një shënim për crush-in pa i shkruar në privat, pra si një mesazh i koduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit