Një incident i pazakontë i ka ndodhur së fundmi presidentit të Sudanit të Jugut gjatë një daljeje në publik, ku po përuronte një rrugë të ndërtuar nga e para.
Presidenti Salva Kiir Mayardit ka urinuar aksidentalisht në pantallona gjatë këndimit të himnit kombëtar. Kjo nuk i ka shpëtuar kamerave të televizioneve të pranishme, teksa pamjet janë bërë virale në mbarë botën.
The president of #SouthSudan, Salva Kiir Mayardit, peed himself in public while opening a road project. pic.twitter.com/qDCmkhYBUm
— NEXTA (@nexta_tv) December 15, 2022
Mayardit është në krye të shtetit afrikan që nga 11 korriku i vitit 2021. Tashmë në moshën 71-vjeçare, të shumtë kanë qenë komentuesit, që nuk e kanë konsideruar të aftë atë për të drejtuar një shtet.
Nga ana tjetër ka edhe të tjerë, që shprehen se ai mund të ketë një problem shëndetësor momental, teksa fajësojnë kameramanët që e kanë filmuar dhe kanë vënë në siklet presidentin e vendit të tyre.