Berlusconi premton bonusin e pazakontë për lojtarët e tij: Do ju sjell një autobus me prostituta nëse fitoni

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.12.2022, 09:34

Silvio Berlusconi baba i 5 fëmijëve nga dy martesa, gjysh i 15 nipërve dhe mbesave dhe pronari i klubit të Serisë A, Monza, Silvio Berlusconi u bëri një premtim të pazakontë lojtarëve të tij në darkën e Krishtlindjes.

Pasi Raffaele Palladino mori drejtimin e skuadrës e ka ndryshuar rrjedhën e saj, teksa Berlusconi lavdëroi punën e trajnerit të tij, të cilin e promovoi nga skuadra U-19, pasi shkarkoi Giovanni Stroppan në shtator.

Berlusconi premtoi bonusin e pazakontë për lojtarët duke u thënë se nëse fitojnë, do të kënaqen në dhomat e zhveshjes me prostituta.

“Vendosa të shtoj një bonus, kështu që u thashë djemve se do të luajnë me Milanin, Juventusin, etj. dhe, nëse mundin një nga këto skuadra të mëdha, do t’u çoj në dhomat e zhveshjes një autobus me prostituta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit