Rrëshqitje e dheut në rrugën Mavrovë-Dibër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.12.2022, 09:01

Komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, në afërsi të Manastirit Shën Jovan Bigorski prej orës 06:45 zhvillohet në një korsi për shkak të rrëshqitjes së dheut, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ekipet e “Makedonija Pat”, janë në terren dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut.

Nga atje thonë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit