Më i vogli i 43 të shpëtuarve vetëm 11-vjeç, publikohen fytyrat emigrantëve që i mbijetuan tragjedisë së Kanalit Anglez

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2022, 22:15

Katër emigrantë kanë vdekur, ndërsa i njëjti numër rezultojnë të zhdukur pas një misioni shpëtimi në Kanalin Anglez ku 43 emigrantë u nxorrën nga ujërat e ftohta pasi gomonia e tyre u fundos.

Një djalë 11-vjeçar afgan ishte në mesin e emigrantëve që u shpëtuan nga ekuipazhi i anijes së peshkimit Arcturus, e cila ishte ndër anijet e para që mbërriti në skenën e përshkruar nga kapiteni si 'film nga Lufta e Dytë Botërore'.

Dragged from the darkness: Faces of some of the 43 survivors saved from sinking migrant dinghy - The Bharat Express News

Pamjet nga operacioni i shpëtimit të mëngjesit të sotëm treguan frikën dhe tmerrin e skalitur në fytyrat e disa të rinjve që rrezikuan jetën e tyre për të arritur në Britani. Ata që vdiqën në këtë rrugë janë të gjithë të rritur, ndërkohë që shpresat veniten për të zhdukurit e tjerë. Gra dhe fëmijë ishin gjithashtu në mesin e atyre që u shpëtuan por në media raportohet se shumë të mbijetuar po luftojnë për jetën e tyre në spital sonte.

One of dozens of migrants and asylum seekers pulled from the English Channel on Wednesday morning

Ben Squire, pronar i anijes së peshkimit që mbërriti i pari në vendngjarje, ka treguar se si ka shpëtuar dhjetëra emigrantë.

Ne arritëm të shpëtonim 31 persona, pjesa tjetër u kap nga Costguard, disa kanë vdekur dhe janë të zhdukur. Ne morëm katër fëmijë nga varka. Më i riu ishte një djalë 11-vjeçar nga Afganistani, i cili ishte me familjen e tij. Fëmijët e tjerë erdhën nga Senegali dhe Afganistani. Ata që u sollën në bord ishin në kushte të ndryshme. Disa ishin në gjendje kritike, të tjerët ishin më pak të lënduar, të cilëve iu dha një dush i nxehtë, ushqim dhe veshje të thata të ekuipazhit. Siç e kuptoj unë, ishin të paktën katër persona të vdekur në ujë. Të tjerët besohet se janë të zhdukur.

One of dozens of migrants and asylum seekers pulled from the English Channel on Wednesday morning

Ekuipazhi i peshkimit, i drejtuar nga Ray Strachan, më herët dha një rrëfim tronditës se si emigrantët e mbytur 'bërtitën' për ndihmë.

Kishte njerëz në ujë kudo, duke bërtitur. Ata që u morën në bord të cilët erdhën nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India thanë se i kishin paguar 5,000 £ një trafikanti në Francë për kalimin e tyre.

RLNI rescuers throw bouys into the freezing waters while pulling desperate migrants onboard their boat after their dinghy sank at around 3am

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit