Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një plumb ka thyer xhamin e një banese në lagjen “Skanderbeg”. Në momentin e të shtënave në shtëpi ka patur edhe njerëz. Plumbi që ka thyer xhamin paraprakisht dyshohet të jetë plumb pistolete.
Policia ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.