E sulmuan sapo çoi fëmijët në shkollë, shqiptari i vrarë në Itali frekuentues i rregullt i basteve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2022, 19:24

Një 49-vjeçar shqiptar është vrarë ditën e djeshme në shtëpinë e tij, në via del Sassone në Rocca Priora, Itali.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari Petrit Caka ka humbur jetën pasi është rrahur dhe goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit nga të paktën dy persona. Ka qenë bashkëshortja e tij, Dorina ajo që e ka e gjetur trupin e pajetë të 49-vjeçarit dhe menjëherë ka telefonuar ambulancën dhe policinë. Mjeku ligjor më vonë konstatoi vdekjen e tij nga plagët me thikë. Sipas hetuesve shqiptari është sulmuar sapo është kthyer në shtëpi, pasi ka shoqëruar 3 fëmijët në shkollë.

49-vjeçari kishte precedentë policie për krime ndaj personit. Burri, sipas asaj që mësohet, nuk kishte një punë të qëndrueshme dhe ishte frekuentues i basteve në zonën ku jetonte. Prandaj, hetimet po përqendrohen në këto mjedise për të rindërtuar orët e fundit të jetës së burrit. Gruaja e viktimës punon si punëtore në një familje në fshat dhe është intervistuar dje nga hetuesit, të cilët po analizojnë kontaktet, miq, të njohur apo njerëz që janë takuar kohët e fundit me shqiptarin.

Një borxh i madh, një gabim i pashlyer apo mosmarrëveshje të lindura në baste janë vetëm disa nga motivet e mundshme të vrasjes së Petrit Cakës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit