France-Marok, formacionet zyrtare/ “Gjelat” me ndryshime, ja si zbresin në fushë ekipet

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.12.2022, 19:06

Luhet pas pak Francë-Marok, sfidë e cila përcakton emrin e finalistes së dytë të Botërorit "Katar 2022", pas Argjentinës që u kualifikua mbrëmjen e djeshme.

Momentalisht janë publikuar formacionet zyrtare, teksa Franca është përballur me një surprizë të pakëndshme, pasi ka humbur shërbimet e Rabio dhe Upamekano për këtë sfidë.

Të dy lojtarët titullarë po kalojnë një gjendje gripale dhe kështu që do të jenë mungesa edhe në stolin e bluve. Në vend të tyre janë në fushë Fofana dhe Konate.

Ndërkohë. Zijesh, i cili ishte në dyshim deri në minutat e fundit për shkak të një dëmtimi, duket se ka kaluar gjithçka dhe do të jetë i pranishëm në këtë sfidë për Marokun.

FORMACIONET ZYRTARE

FRANCE: Lloris; Kounde, Varane, Konate, Theo Hernandez; Tchouameni, Fofana; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud.

MAROK: Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Saiss, Mazraoui; Amrabat, Ounahi; Ziyech, En Nesyri, Boufal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit