Rrugët plot me të pastrehë, Erion Veliaj i jep 700 milionë Hekuran Hoxhës për shkollë biçikletash

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.12.2022, 18:52

Tirana përveçse qyteti europian i sportit me pengesa sa herë bie pak shi, është gjithashtu edhe qyteti i paradokseve të mëdha. Përditë në redaksinë e Joq Albania vijnë foto nga persona të pastrehë që flenë në rrugë të ndryshme të Tiranës natën dhe në të ftohtë.

Por në vend që Veliaj me shokë të marrin masa e t’i japin zgjidhje kësaj situate duke strehuar këta njerëz të pafat, ai harxhon qindra mijëra euro në tendera tepër të dyshimtë. Kështu rezulton se Lal Velisë i ka shkrepur në mendje që të ndërtojë me paratë e qytetarëve të Tiranës një shkollë për të mësuar biçikletat.

Kjo shkollë është konceptuar për fëmijët e grup moshave 7-10 vjeç. Çudia qëndron në faktin se të gjithë fëmijët deri më sot biçikletën e kanë mësuar me ndihmën e prindërve nëpër cepat e pallateve ende të pazëna nga betoni.

Natyrisht ky mësim është dhënë falas dhe me shumë dashuri nga prindërit për fëmijët e tyre. Por tani Veliaj dëshiron të harxhojë mbi 700 milionë lekë të vjetra me TVSH për ta kthyer mësimin e biçikletës në shkollë. Përtej paradokseve të shumta të ngritura më sipër, tenderi në vetvete është një paradoks i madh.

Themi kështu pasi mënyra e realizimit të tij është tepër e dyshimtë, tipike e tenederave që organizon tashmë prej vitesh Bashkia Tiranë. Kështu duke shfletuar dokumentat e kësaj procedure shikohet se në të ashtuquajturën garë kanë marrë pjesë 12 operatorë ekonomikë nga të cilët 3 kanë ofruar oferta më të ulëta sesa fituesi.

Mjafton të përmendim se diferenca mes fituesit që Veliaj ka shpallur, me kompaninë që ka ofruar vlerën më të ulët nga të gjithë, është jo pak por plot 150 milionë lekë të vjetra me TVSH. Veliaj ka shpallur fituese firmën NG STRUCTURES në pronësi të shtetasit Hekuran Hoxha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit