Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2022, 18:59
Kjo javë shënon fundin e reshjeve për vendin tonë pasi dhjetori do të mbyllet me temperatura të larta. Kështu shprehet meteorologia Lajda Porja e cila thotë se përmbytjet kanë kaluar me javën që lamë pas dhe shumë shpejt do të ndërpriten edhe reshjet e dëborës në zonat malore.
Sipas meteorologes e premtja arrin vlerën e pazakontë në mes të dhjetorit me temperaturë 22-23 gradë. Por kjo luhatje e temperaturave pritet të ketë ndikim në shëndetin e njerëzve.
Siç e kemi parë që këtë mëngjes, ishte masa e ftohtë polare që u fut në Ballkan dhe po kalon në lindje të kontitentit. Sot deri në fundjavë do përjetojmë temperature të larta. Java tjetër do të jetë me diell, reshjet përfundojnë sot. Reshjet më problematike kanë kaluar. Reshjet e dëborës do ndërpriten nesër. Rriten temperaturat edhe në zonat malore. Dita e premte do jetë me temperaturat më të larta të javës, pritet deri në 22 gradë. Dhjetori do mbyllet me temperatura të larta. Mesatarja mujore do jetë 2-3 gradë më lartë se ç’duhet të jetë. Lagështira do mbetet prezente. Problematike do jetë luhatja e temperaturës, nga sot 14 gradë, nesër 20 gradë dhe kjo ndikon edhe në shëndet.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR