Katër emigrantë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Kanalin Anglez dhe 43 të tjerë janë shpëtuar pasi gomonia e tyre u fundos.
Nikolai Posner, zyrtar i komunikimit për organizatën bamirëse franceze "Utopia 56" ka zbardhur mesazhin zanor që ka marrë nga emigrantët kur gomonia e tyre po fundosej. Posner thotë se mesazhi zanor në WhatsApp-it, prej 22 sekondash ka mbërritur në orën 1.53 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar.
Në mesazh thuhet se dëgjohen të qara fëmijësh dhe një burrë që lutet për ndihmë dhe thotë: “Jemi në ujë dhe kemi familje”.
Kujtojmë se ende nuk dihet identitieti dhe origjina e viktimave nga fundosja e gomones. Deri më tani është bërë e ditur se një shqiptar i identifikuar si Denis, me origjinë nga veriu i Shqipërisë ndodhej në gomone. Në media është raportuar se në gomone ka patur gra me fëmijë dhe burra.