Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Neath, Uells pasi shtëpinë e tyre e kishin kthyer në një fabrikë kanabisi me vlerë më shumë se 14,000 £.

Elton Musta, 29 vjeç, Ledian Xhafa, 35 vjeç, Lorenc Cobo 37 vjeç dhe Renato Shyti, 23 vjeç u arrestuan më 18 tetor të këtij viti kur oficerë nga ekipi i krimit të organizuar të Policisë së Uellsit të Jugut shkuan në një pronë në rrugën Payne në zonën Melin të Neath duke kërkuar një të dyshuar si pjesë e një hetimi për një çështje që nuk kishte lidhje me drogën.

Trokitjeve të tyre në derë iu përgjigj Elton Musta. Kur oficerët po hynin nga dera e përparme, një burrë u pa duke u ngjitur nga dritarja e pasme e katit të parë dhe mbi një çati të sheshtë përpara se të hidhej në dysheme dhe të ikte nëpër kopshte. Burri i arratisur i identifikuar më pas si Ledian Xhafa u kap nga oficerët e vendosur në fund të rrugës. Policia sekuestroi nga shtëpia qese të mëdha me kanabis me vlerë 14,250 £, si dhe qese plastike bosh, 530 £ në para, pesë telefona celularë dhe një numër pasaportash në emra të shtetasve shqiptarë. Jashtë shtëpisë ishte një makinë Vauxhall Astra e cila ishte marrë me qira nga Xhafa dhe në automjet efektivët gjetën shishe me ushqime të lëngshme bimore dhe kontejnerë me plehra.

Musta dhe Xhafa u dërguan në stacionin e policisë qendrore të Swansea, por gjykata kishte dyshime se aty jetonin më shumë njerëz, kështu që një numër oficerësh qëndruan në pronë. Më vonë atë ditë në shtëpi mbërritën Renato Shyti dhe Lorenc Cobo dhe u arrestuan. Shyti u zbulua se mbante dy celularë dhe 330 £ para të gatshme.

Të gjithë telefonat e sekuestruar u ekzaminuan dhe u zbulua se përmbanin foto dhe video të shqiptarëve që pozonin me shuma parash dhe bimë kanabisi, si dhe mesazhe të shkruara në gjuhën shqipe të cilat nuk janë përkthyer në anglisht. Njëri nga telefonat përmbante edhe imazhe të faturave dhe kostove për blerjen e pajisjeve që lidhen me rritjen e kanabisit që shkonte në disa mijëra paund.

Të katër shqiptarët kanë qenë të akuzuar më parë për posedimin e kanabisit me qëllim furnizimi. Asnjë prej tyre nuk ka ndonjë dënim të mëparshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe të gjithë qëndronin në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe. ndodhen ilegalisht në Britaninë e Madhe. Shqiparët u dënuan me nga 36 javë burg.