Po kthehej nga puna, 40-vjeçari shqiptar në Itali përplaset me pemën dhe humb jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.12.2022, 17:16

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar në Itali.

Mediat bëjnë me dije se 40-vjeçari shqiptar Alban Dushi ka humbur jetën pasi makina e tij është përplasur me një trotuar, ka goditur një grua dhe më pas një pemë. Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e vonë të së martës në via Diaz në Brescia.

Ka dyshime se 40-vjeçari shqiptar po kthehej nga puna për në banesën në Viale Piave, ku jetonte prej disa javësh, kur papritur humbi kontrollin e makinës së tij "Mercedes". Sipas një rikonstruksioni fillestar, 40-vjeçari i lindur në Shqipëri, por që prej vitesh jetonte në zonën e Brescia-s, po udhëtonte me makinën e tij kur u përplas me trotuarin ku po ecnin dy vajza, njëra prej të cilave u përplas nga makina, duke pësuar lëndime të lehta. Më pas shqitari është përplasur me një pemë dhe makina e tij është shkatërruar plotësisht duke u kthyer në një grumbull metali.

Nuk dihet ende arsyeja që ka shkaktuar aksidentin, hetimet janë duke u zhvilluar por nuk përjashtohet mundësia që viktima t'i nënshtrohet autopsisë për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe për të vërtetuar nëse mund të ketë pasur ndonjë sëmundje në momentin që ka ndodhur aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit