U kanë marr më shumë taksa shqiptarëve/ Krenohet Delina Ibrahimaj: Realizuam planin 101%

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 14.12.2022, 17:01

Qeveria shqiptare po fërkon duart çdo muaj pasi me justifikimin e krizës, po u merr shqiptarëve më shumë para nëpërmjet taksave. Çdo produkt që kushton sot më shumë, nisur që nga ushqimet, veshëmbathjet, orenditë, nafta apo edhe shërbimet e tjera, përkthehet në më shumë para për buxhetin e shtetit.

Më shumë para për qeverinë e më pak para në xhepa për qytetarët. E megjithatë, kjo shihet si një arritje për pushtetarët tanë kur shohin që rrisin ekonominë me qindarkat e fundit të shqiptarëve.

Delina Ibrahimaj, ministrja e ekonomisë, ka njoftuar se për periudhën janar-nëntor, plani i mbledhjes së të ardhurave është arritur në masën 101%. Konkretisht, nga 458 miliardë lekë që qeveria mblodhi një vit më parë, këtë vit ka mbledhur 522 miliardë lekë, ose rreth 14% më shumë.

Disa nga sektorët ku preken më së shumti shqiptarët, sipas pasqyrës financiare, kanë qenë me të ardhura në rritje. Konkretisht:

– Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 40.9 miliardë lekë 10.2 miliardë lekë, ose 33.4% më shumë se 11 mujori 2021

-Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 35.9 miliardë lekë, 8.4 miliardë lekë ose 30.7% më shumë se 11 mujori 2021.

– Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 41.1 miliardë lekë, 5.1 miliardë lekë ose 14.1% më shumë se 11 mujori 2021.

Me këto ritme, është e vërtetë që buxheti i shtetit do të rritet, pro do të varfërohen më shumë shqiptarët. Kjo pasi taksat e shqiptarëve po keqpërdoren për tendera, për konçesionet, PPP-të, si dhe nga oligarkët që fitojnë punë publike me fonde ekstremisht të larta.

Qeveria nuk ka guxim të taksojë vilat, kullat, resortet, e oligarkëve. Nuk ka as guximin t’u rrisin taksat mbi të ardhura atyre një grusht njerzëve që kanë më shumë para se të gjithë shqiptarët e marrë së bashku, por vendos që politikat e saj t’i zbatojë mbi më të dobëtin e më të varfërin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit