Edhe këtë vit asnjë i burgosur nuk do të kthehet në shtëpi për festat e fundvitit. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se kryerja e procedurave kërkon kohë dhe se Parlamenti ka vetëm 2 seanca deri në marrjen e pushimeve. Për rrjedhojë të gjithë të burgosurit priten t’i kalojnë festat në qeli.
Në vitin 2021, Ulsi Manja u përgjigj ftohtë duke thënë se për fundvit nuk do të ketë amnisti për të burgosurit. Në vitin 2020, aministinë sipas autoriteteve e pengoi kodi electoral për shkak se viti 2021 ishte vit zgjedhor.
Mes të dënuarëve në burgjet shqiptare ka persona të dënuar me pak muaj, të rinj për një cigare hashash, bura që kanë rilidhur energjinë apo gra të cila janë dënuar për vepra të vogla penale. Në burgje ka edhe të mitur për shitje të lëndëve narkotike, vjedhje apo plagosje mes moshatarëve.
Për asnjë nga këto kategori nuk do të ketë festa këtë vit, pasi janë të detyruar të përmbushin të gjithë dënimin e tyre.