Babai i vdiq para 3 ditësh, i biri për JOQ: Rruga s’ka as barriera e tabela! Shteti nuk ofron siguri!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.12.2022, 17:02

Para 3 ditësh, u regjistrua një aksident në fshatin Polenë, Korçë ku një 45-vjeçar i identifikuar si Artan Pishtari humbi jetën.

I ndjeri ka qenë duke drejtuar një mjet tip “Nissan”, dhe më pas ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga ura dhe ka rënë në lumë, ndërsa mësohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë.

Pas ngjarjes, për redaksinë e JOQ ka folur i biri i të ndjerit, i cili me video, tregon se rruga ku babai i tij u aksidentua nuk ka një tabelë rrugore dhe as një barrierë mbrojtëse.

Ndër të tjera, djali i të ndjerit, thekson se shteti, edhe pas vdekjes së babait të tij nga rruga pa sinjalistika, ende nuk merr masa që të mos rrezikohet jeta e njerëzve të tjerë që kalojnë në këtë aks.

Djali i të ndjerit që humbi jetën në aksident:

“Pershendetje joq un qe po ju shkruaj jam djali i 53 vjecarit artan pishtari i cili nderoi jet nga aksidenti qe ndodhi tek ura e polenes ne korce ja siguria e shtetit eshte qe nuk ka as edhe nje tabele per te te paralajmeruar qe ka ure perpara po edhe pa bariera mbrojtse edhe tani qe ka ndodhur aksidenti shteti nuk vendos perseri bariera per te siguruar jeten e njerzve te tjere Faleminderit”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit