Berluskoni motivon lojtarët: Ju sjell një autobus me k*rva nëse fitoni ndaj Milanit dhe Juventusit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.12.2022, 16:08

Presidenti i klubit italian të Monzës, Silvio Berluskoni njihet nga të gjithë si një "Don Zhuan" që pavarësisht moshës së madhe që ka mbi supe, nuk ndalet së preferuari femra më të reja se vetja.

Së fundmi, ish-bossi i Milanit, ka zgjedhur për t’i bërë një motivim pak të pazakontë lojtarëve të skuadrës nëse arrijnë të mundin ekipet gjigante të Italisë.

Ai tha:
Vendosa të shtoj një bonus, kështu që u thashë djemve se do të luajnë me Milanin, Juventusin, etj. Dhe nëse mundin një nga këto skuadra të mëdha, do t’u çoj në dhomat e zhveshjes një autobus me k*rva”.

Vlen të përmendet fakti se Monza po luan për të siguruar mbijetesën këtë sezon dhe duket se skuadra është në shinat e duhura për të qëndruar në Seria A dhe për të paktën një sezon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit