Një i ri shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet ka humbur jetën në Angli. JOQ Albania ka siguruar foton e të riut dhe ka mësuar se ai është djegur brenda një shtëpie bari.
Shtëpia e barit ka marrë flakë, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pembrokeshire gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 dhjetorit.
Pasi qytetarët kanë parë tym në banesë kanjë njoftuar policinë dhe zjarrëfikëset, por nuk kanë mundur të shpëtojnë të riun dhe një tjetër person që ishte me të.
“Dëmet në pronë ishin të mëdha dhe fatkeqësisht mund të konfirmojmë se dy persona kanë vdekur në vendngjarje. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tyre në këtë kohë tragjike. Nuk besojmë se ka qenë dikush tjetër në pronë, megjithatë ekzaminimet janë duke vazhduar", tha një zëdhënës i Policisë Dyfed-Powys.
“Një numër qytetarësh që jetonin te pronat fqinje u evakuuan gjatë incidentit. Ata që jetojnë më afër shtëpisë së prekur do të mbeten të zhvendosur derisa oficerët e zjarrfikësve të sigurohen se është e sigurt që ata të kthehen", shtuan ata.