Më herët gjatë ditës JOQ ALBANIA publikoi rastin e një qytetari i cili edhe pse pacient prej 5 vitesh në “Spitalin Amerikan” nuk po merrte dot shërbimin spitalor.
Pacienti në fjalë, i sëmurë dhe me dializë është larguar i dëshpëruar nga spitali pasi nuk ka arritur të kryejë dot asnjë lloj vizite. Edhe pse ai nuk kishte para, borxh kishte arritur të siguronte ato që i duheshin për vizitën mjekësore.
Pavarësisht kësaj asnjë mjek i “Spitalit Amerikan” nuk e ka marrë “në dorë” për ta vizituar dhe ndihmuar me hallin që kishte. Pacienti i sëmurë është larguar me lot në sy nga spitali që duket se operon me standarde të dyfishta.
Pasi lë në mëshirë të fatit një qytetar që nuk ka shumë mundësi financiare, që nga halli merr edhe borxh por sërish askush nuk mendohet për të.